Dyshohet se ndezi zjarr qëllimisht në arën e tij, arrestohet 67 vjeçari

Kronikë e zezë

Dyshohet se ndezi zjarr qëllimisht në arën e tij, arrestohet 67 vjeçari

Më: 3 gusht 2021 Në ora: 16:17
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një 67 vjeçar në Vushtrri, i dyshuar për zjarrëvenie të arës së tij.

Rastu ka ndodhur sot rreth orës 13:40.

“Sot rreth orës 13:40 të datës 3 gusht 2021, njësia policore gjatë patrullimit rutinor në fshatin Gojbulë, ka vërejtur një zjarr në një hamullore. Zyrtarët policor gjate veprimeve hetimore kane arritur të identifikojnë pronarin i cili në këtë rast ka vet-shkaktuar ndezjen e hamullores në arën e tij. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësia e hetimeve dhe zjarrfikësit të cilët kane arritur ta lokalizojnë zjarrin. Pas lokalizimit të zjarrit dhe evitimit të rrezikut të përgjithshëm, nga policia është kontaktuar prokurori i cili ka urdhëruar që të intervistohet i dyshuari Z.D., 67 vjeçar shtetas Kosovar dhe ndaj tij të iniciohet rasti: Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, thuhet në njoftim.

Përndryshe policia në Rajonin e Mitrovicës sot si dhe ditëve të kaluara, kanë ndërmarr një fushatë të gjerë me qellim të parandalimit të dukurisë së zjarrëvenies e cila në këto dite mund të jetë shumë e rrezikshme për shkak të temperaturave të larta.

Policet kanë shpërndarë broshura stabilizuese me moton “Kujdes, zjarret nuk ndodhin ato shkaktohen” dhe “Zjarrvënia është vepër penale”.

Po ashtu gjate kontaktit me qytetarët, policet kanë përcjellë mesazhe që në asnjë mënyrë mos të digjen hamulloret, dhe për asnjë arsye tjetër mos të ndizen zjarre, pasi që ato nuk mund të kontrollohen dhe paraqesin rrezik si për jetën ashtu edhe për pronën. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat