Në Vushtrri arrestohet një person i dyshuar për vjedhje të rëndë

Kronikë e zezë

Në Vushtrri arrestohet një person i dyshuar për vjedhje të rëndë

Më: 6 gusht 2021 Në ora: 08:58
Ilustrim

Stacioni Policor në Vushtrri ka arritur që të identifikojë dhe të arrestojë një person të dyshuar për veprën penale “Vjedhje të rëndë”.

Arrestimi i të dyshuarit E.XH., 40-vjeçar, është bërë mbi dyshime të bazuara dhe provave të siguruara.

I dyshuari në fjalë ka kryer veprën penale “vjedhje e rëndë”, me ç’rast në shtëpinë e ankuesit kanë vjedhur një shumë të konsiderueshme të parave të gatshme.

Pas procedurës së intervistimit, të dyshuarit E.XH., 40-vjeçar, me urdhër të prokurorit, i dyshuari në fjalë është liruar në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat