Arrestohet një person në Kaçanik, i konfiskohen edhe armë

Kronikë e zezë

Arrestohet një person në Kaçanik, i konfiskohen edhe armë

Më: 7 gusht 2021 Në ora: 08:29
Armet

Stacioni policor në Kaçanik, nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ,me datën 06.08.2021 , rreth orës 10:30 ka pranuar një informacion se një person me inicialet V.G ( M/K) i moshës 29 vjeçar, pas një mosmarrëveshje që kishte me personin tjetër, me inicialet N.R (M/K) i moshës 37 vjeçar, këtij të fundit i shkakton lëndime trupore.

Në lidhje me këtë policia, të dyshuarin e shoqëron në stacionin policor në Kaçanik dhe pasi intervistohet, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj , i njëjti dërgohet në mbajtje për  48 orë , ndërkaq rasti mbetet për procedurë të mëtejmë hetimore.

Policia, pas një pune hetimore dhe grumbullimit të disa informacioneve për të dyshuarin, se posedon edhe armë ilegale në shtëpi, me vendim të Gjykatës Themelore në Ferizaj , përkatësisht gjyqtarit të Procedurës Paraprake, rreth orës 17:40, i bastiset shtëpia e të dyshuarit  V.G, ku janë gjetur dhe konfiskuar 3 armë zjarri: një pushkë gjysmë automatike me një karikatorë dhe 23 fishek , një pushkë gjuetie me 5 fishek dhe një pistoletë me një karikatorë dhe 7 fishek.

Ky rast,  mbetet për trajmim të mëtejmë hetimor nga Sektori i Njësisë së Hetimeve nga stacioni Policor në Kaçanik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat