Policia në Pejë gjen armë në çantën nën veturë

Kronikë e zezë

Policia në Pejë gjen armë në çantën nën veturë

Më: 8 gusht 2021 Në ora: 09:11
Foto ilustrim

Policia e Kosovës sot është njoftuar për një mjet të dyshuar shpërthyes në një parking në Rrugën ‘Mbretëresha Teutë’ në Pejë.

Pas hetimeve të zhvilluara dhe kontrollit në vendin e ngjarjes, nën veturën e parkuar në atë hapësirë është gjetur një çantë në të cilën kishte një armë dhe një karikator.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 13:50 një qytetar e ka njoftuar policinë se në Rrugën ‘Mbretëresha Teutë’ në një parking të veturave ka vërejtur diçka të dyshimtë. Policia ka njoftuar njësitin e deminimit dhe e kanë tërhequr çantën. Brenda në të ka qenë e vendosur një armë dhe një karikator”, ka njoftuar Gashi.

Sipas Gashit, policia po vazhdon hetimet lidhut me këtë rast.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat