Në Metehi të Podujevës gjendet pa shenja jete 20-vjeçarja, dyshohet për vetëvrasje

Kronikë e zezë

Në Metehi të Podujevës gjendet pa shenja jete 20-vjeçarja, dyshohet për vetëvrasje

Më: 18 gusht 2021 Në ora: 23:39
Foto ilustrim

Një femër e moshës 20-vjeçare është gjetur pa shenja jete në fshatin Metehi të Podujevës, mbrëmjen e së mërkurës.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Borovci tha se, “Rreth orës 20:00, kemi pranuar informatën për një person  pa shenja jete, në fshatin Metehi të Podujevës”.

Vdekjen e viktimës e kanë konfirmuar mjekët emergjent në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Podujevë, ndërkaq sipas informacioneve dyshohet e njëjta ka bërë vetëvrasje.

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes ndërkohë që viktima, femër, rreth 20 vjeç. është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Podujevë, ku nga mjekët emergjent është konstatur vdekja e saj”, tha Borovci.

Tutje ai shtoi se ”Aktualisht policia me kujdes të shtuar ka nisur hetimin e rastit si vdekje e dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat