Konfiskohen rreth 10 kilogram substancë të dyshuar narkotike në Prishtinë

Kronikë e zezë

Konfiskohen rreth 10 kilogram substancë të dyshuar narkotike në Prishtinë

Më: 26 gusht 2021 Në ora: 12:06
Foto ilustrim

Policia e Kosovës më 25.08.2021 rreth orës 13:00, gjatë realizimit të detyrave patrulluese njësitë policore për reagim të shpejtë (NJRSH), kanë ndaluar një person të dyshuar i cili kishte qenë me veturën e tipit BMW X5, me targa vendore, duke e drejtuar në rrugën “Xheladin Hana” në Prishtinë.

Gjatë kontrollit të automjetit zyrtarët policor kanë hasur në disa paketime të dyshuara me substancë narkotike të llojit marihuanë dhe si rezultat i saj është arrestuar personi i dyshuar (B.C.), mbi dyshimin e bazuar për përfshirje në veprën penale “Blerja ,Posedimi, shitja ose shperndarja e pautorizuar e narkotikëve, substancave, psikotrope ose analoge” nga neni- 273.

Lidhur me rastin janë angazhuar edhe njësia policore e antidrogës, e cila së bashku me njësinë e Krimteknikës Regjionale në Prishtinë kanë ndërmarr veprime të mëtejme dhe gjatë kontrollit në detaje të personit dhe veturës janë gjetur dhe konfiskuar 10 paketime me substancë të dyshuar narkotike marihuanë, që dyshohet të jenë afërsisht rreth 10 kilogramë.

Janë ndërmarr veprime të tjera operative policore dhe gjatë kontrollit të banesës së të dyshuarit e cila gjendej në Prishtinë, janë gjetur dokumentacione të ndryshme personale (letërnjoftime, pasaporta) të cilat dyshohet se janë përdorur për falsifikimin e vizave të një shteti të huaj.

Vlen të potencohet se gjatë kontrollit policor gjithashtu janë konfiskuar rreth 300 euro, 2300 dinarë të Serbisë, 10 denar të Maqedonisë veriore si dhe telefona mobil samsung, nokia. Lidhur me rastin është kontaktuar edhe prokuroria kompetente dhe me aktvendim të tyre i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes për procedurë të mëtejme.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat