Tre zyrtarë policorë dhe dy qytetarë të lënduar në aksidentin në kryeqytet

Kronikë e zezë

Tre zyrtarë policorë dhe dy qytetarë të lënduar në aksidentin në kryeqytet

Më: 3 shtator 2021 Në ora: 21:11
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident trafiku ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën “Agim Ramadani” në kryeqytet.

Në aksident janë përfshirë një veturë civile dhe një e Policisë së Kosovës.

Si pasojë e aksidentit pesë persona (tre nga ta zyrtarë policorë) kanë pësuar lëndime trupore, ka konfirmuar Policia e Kosovës.

Personat e lënduar janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat