Tragjike: Nga të shtënat në Gjilan, mbetet i vrarë një 50-vjeçar

Kronikë e zezë

Tragjike: Nga të shtënat në Gjilan, mbetet i vrarë një 50-vjeçar

Më: 12 shtator 2021 Në ora: 21:06
Foto nga vendi i ngjarjes

(E plotësuar 22:53) - Të dyshuarit për vrasjen e 50-vjeçarit në Gjilan janë në arrati, trupi i viktimës dërgohet për obduksion

Një person nga Bujanovci është vrarë këtë të diel në një kafene të Gjilanit. Drejt viktimës dyshohet se kanë shtënë dy persona të cilët kanë ikur nga vendi i ngjarjes dhe janë në kërkim nga policia.

Zëdhënësi i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan, Ismet Hashani, ka thënë se kur kishte ndodhur vrasja kishte shumë njerëz afër dhe se policia ka marrë shumë dëshmi deri tani.

Në ora 22:20 trupi i viktimës është dërguar për obduksion në Insitutin e Mjekësisë Ligjore,

***

Një 50-vjeçar nga Bujanovci është vrarë mbrëmjen e së dielës në Gjilan.

Rastin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit Ismet Hashani.

Ai ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:45 te parku i qytetit në një kafiteri.

Image
Bakush Veseli, personi që u vra

Më tej ka shtuar se viktima dyshohet se është nga Bujanoci.

Sipas policisë, 50-vjeçari ishte duke pirë kafe në kafiteri dhe aty dy persona kanë shtënë me armë zjarri dhe kanë ikur në drejtim të stacionit të autobusave.

Ju njoftojmë se rreth orës 19:45 të datës sotme ka pasur të shtëna me armë zjarri në Gjilan – te parku qytetit në një kafiteri. Personi mashkull i moshës 50 vjeçare dyshohet se është nga Bujanovci ka qenë duke pirë kafe në kafiteri dhe aty kanë ardhur dy persona kanë shtënë me armë zjarri dhe kanë ikur në këmbë në drejtim të stacionit të autobusave”, u shpreh ai.

Tutje theksoi se të gjitha njësitë janë angazhuar dhe vendi i ngjarjes është siguruar.

***

 Para pak minutave ka pasur të shtëna me armë në qender të qytetit në Gjilan.

Dyshohet se në vend ka mbetur një person i vrarë, raportojne mediat lokale.

Vrasja dyshohet se ka ndodhur në një kafiteri afër parkut të qytetit ku shihen edhe forca të shumta policore.

***

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mbrëmjen e kësaj të diele në një zonë banimi në Gjilan.

Media merr vesh se ekipet e Policisë së Kosovës, aktualisht gjenden në vendin e ngjarjes.

Akoma nuk dihet nëse ka viktima nga ky incident.

Rasti po hetohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat