Pastrim i parave e falsifikim i dokumenteve në Gjakovë e Prishtinë

Kronikë e zezë

Pastrim i parave e falsifikim i dokumenteve në Gjakovë e Prishtinë

Më: 15 shtator 2021 Në ora: 09:44
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se bazuar në urdhëresën lëshuar nga Gjykata kompetente, pas kërkesës nga autoritetet e një shteti tjetër ka bastisur në disa lokacione të ndryshme.

Prona të dy të dyshuarve meshkuj kosovarë, ku si prova materiale janë sekuestruar: një veturë Mercedes, dokumente të ndryshme (kontrata, fatura dhe dokumente tjera përcjellëse).

Bastisja ka ndodhur në Gjakovë e Prishtinë, të martën.

“Bazuar në urdhëresën lëshuar nga Gjykata kompetente, pas kërkesës nga autoritetet e një shteti tjetër, policia ka bastisur në disa lokacione të ndryshme, prona të dy të dyshuarve meshkuj kosovarë, ku si prova materiale janë sekuestruar: një veturë Mercedes, dokumente të ndryshme (kontrata, fatura dhe dokumente tjera përcjellëse)”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat