​Akuzohej për dhunë në familje dhe dëmtim të pasurisë, një vit burgim

Kronikë e zezë

​Akuzohej për dhunë në familje dhe dëmtim të pasurisë, një vit burgim

Më: 27 shtator 2021 Në ora: 16:02
Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Prizren ka shpallur aktgjykim dënues, ndaj të akuzuarit me iniciale D.Q., për shkak se të akuzuari për veprat penale dhuna në familje dhe asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë.

Sipas gjykatës, i dyshuari është dënuar në kohëzgjatje prej një viti, në të cilin dënim do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga data 02 shtator deri në ndërprerjen e masës së paraburgimit.

Nga muaji dhjetor i vitit 2019, e deri në shtator të vitit 2021 në Prizren, i akuzuari me qëllim të cenimit të dinjitetit brenda një marrëdhënie familjare në mënyrë të vazhdueshme i shkakton dhunë psikologjike, fizike dhe seksuale të dëmtuarës – bashkëshortes së tij, si viktimë e ndjeshme, e kur e dëmtuara shkëput lidhjen bashkëshortore nga i akuzuari për shkak të dhunës së ushtruar, i akuzuari vazhdon keqtrajtimin psikologjik, duke e thirrur vazhdimisht përmes telefonit, e më pas në pamundësi të flas përmes telefonit, i akuzuari vazhdon duke i dërguar mesazhe telefonike me përmbajtje ofenduese dhe kërcënuese, me të cilat veprime tek e dëmtuara ka shkaktuar shqetësim të madh emocional dhe ndjenjë të frikës dhe pasigurisë.

Me këtë rast ka kryer veprën penale dhuna në familje. Me datë 2 shtator 2021, në Prizren i akuzuari D.Q., me qëllim të dëmtimit të pasurisë së të dëmtuarës, si rrjedhojë e mosmarrëveshjeve që kishin mes vete, i akuzuari i revoltuar nga kjo situatë, me mjet të fortë e dëmton veturën e të dëmtuarës. Me këtë rast ka kryer veprën penale asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë nga neni 321 par. 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat