Rrahje në Lipjan, një person përfundon në spital, tjetri në polici

Kronikë e zezë

Rrahje në Lipjan, një person përfundon në spital, tjetri në polici

Më: 13 tetor 2021 Në ora: 10:50
Ilustrim

Në një përleshje fizike që ka ndodhur mes tre personave të martën në Lipjan një person ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në trajtim në QKUK.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës të martën rreth orës 13:35 është raportuar se pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti tre të dyshuarit meshkuj kosovarë dhe si pasoj, njëri prej tyre ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

“Në vendin e ngjarjes është konfiskuar një brisk, ndërsa është dëmtuar një veturë.

Me vendim të prokurorit, njëri prej tyre është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjetër janë liruar”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat