Burri në Gjakovë raporton në Polici se disa persona ia kanë grabitur gruan

Kronikë e zezë

Burri në Gjakovë raporton në Polici se disa persona ia kanë grabitur gruan

Më: 13 tetor 2021 Në ora: 20:49
Ilustrim

Një burrë në Gjakovë ka raportuar sot në Polici se dikush ia ka grabitur bashkëshorten e tij.

Dyshohet se ka ndodhur rreth orës 15:00.

Burri që e denoncoi rastin në stacionin policor në Gjakovë, ka deklaruar se disa persona të panjohur ia kanë grabitur gruan e tij, e cila në atë kohë ishte në një lokal (shisha-bar).

Rastin e kanë konfirmuar  edhe nga Policia e Kosovës dhe kanë njoftuar se janë ndërmarrë të gjitha masat në identifikimin e të dyshuarve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat