Një person në Kaçanik arrestohet për dhunë në familje

Kronikë e zezë

Një person në Kaçanik arrestohet për dhunë në familje

Më: 14 tetor 2021 Në ora: 08:30
Foto ilustrim

Stacioni policor në Kaçanik nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, mbrëmë rreth orës 20:30 ka pranuar një informacion se në një shtëpi banimi në Kaçanik është një rast i dhunës në familje.

Në lidhje me këtë, policia ka marr veprimet e duhura dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet SH.D (M/K) i moshës 33 vjeçar, i cili kishte ushtruar dhunë fizike ndaj prindit të tij, duke i shkaktuar lëndime trupore, ku viktima ka marr tretman mjekësorë në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Kaçanik.

I dyshuari , pasi është intervistuar nga policia, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj është dërguar në mbajtje për 48 orë , për procedura të mëtejme hetimore. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat