Gjendet i vdekur një person në Brezovicë

Kronikë e zezë

Gjendet i vdekur një person në Brezovicë

Më: 15 tetor 2021 Në ora: 09:46
Foto ilustrim

Një person është gjetur pa shenja jete, në shtëpinë e tij në Brezovicë.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh.

Në raportin e policisë bëhet e ditur se rasti ka ndodhur pasditen e së enjtes.

Brezovicë, 14.10.2021 – 15:00. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse policore si dhe mjeku i cili ka konstatuar vdekjen e tij”, ka njoftuar policia.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat