Digjet një banesë në Fushë Kosovë, Policia dhe FSK-ja shpëtojnë një grua

Kronikë e zezë

Digjet një banesë në Fushë Kosovë, Policia dhe FSK-ja shpëtojnë një grua

Më: 15 tetor 2021 Në ora: 09:57
Foto ilustrim

Pasditen e së enjtes, në Fushë Kosovë, është djegur një banesë ku është lënduar një femër.

Siç njofton policia e Kosovës, ajo është shpëtuar nga FSK-ja dhe policia, të cilët kanë ndërhyrë në kohën e duhur duke e nxjerrë nga banesa që ishte kapluar nga zjarri.

Sipas ekspertëve është konstatuar se zjarri është shkaktuar nga energjia elektrike.

Rr. Dardania, Fushë Kosovë, 14.10.2021 – 16:09. Raportohet se një banesë është kapluar nga zjarri, njësitë relevante policore kanë dal në vendin e ngjarjes ku kanë takuar 2 zyrtar policor dhe 6 pjesëtarë të FSK-së të cilët e kishin hapur derën e banesës me forcë dhe e kishin nxjerrë nga banesa viktimën femër kosovare, të cilës i është ofruar tretman mjekësor. Gjithashtu në vendin e ngjarjes kanë dal eksperti i zjarrit dhe zjarrfikësit të cilët e kanë shuar zjarrin. Dyshohet se deri te zjarri ka ardhur nga energjia elektrike. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin policor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat