Katër raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit

Kronikë e zezë

Katër raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit

Më: 15 tetor 2021 Në ora: 09:58
Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë raportuar katër raste të dhunës në familje.

Rastet e dhunës në familje janë raportuar në Prishtinë, Fushë Kosovë, Mitrovicë.

Fushë Kosovë, 14.10.2021 – 00:31. Është raportuar se dy të dyshuarit meshkuj kosovar-vëllezër, pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti dhe si pasoj kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit pas trajtimit mjekësorë janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

Prishtinë, 13.10.2021 – 21:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuar mashkull kosovar. Viktima ka pranuar trajtim mjekësorë. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Fushë Kosovë, 14.10.2021 – 21:30. Viktima femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga  bashkëshorti i saj, i dyshuari mashkull kosovar, ku si pasoj ka pësuar lëndime  trupore. Viktimës iu është  ofruar tretman mjekësor e më pas është intervistuar. I dyshuari nuk është hasur nga  policia, ndërsa viktima me vet dëshirë është kthyer në banesën e saj.  Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet

Mitrovicë, 14.10.2021 – 12:15. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj mashkull kosovar e ka sulmuar atë fizikisht. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari është në kërkim policor. Rasti është duke u hetuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat