Rrahje masive brenda një lokali në Pejë

Kronikë e zezë

Rrahje masive brenda një lokali në Pejë

Më: 16 tetor 2021 Në ora: 09:25
Ilustrim

Një përleshje masive është raportuar të ketë ndodhur dje në Pejë.

Policia e Kosovës në raportin 24-orësh ka bërë të ditur se në një lokal në këtë komunë ka ndodhur një përleshje mes disa personave.

Në vendin e ngjarjes policia ka hasur në tre persona meshkuj kosovarë, viktima të përleshjes ku njëri prej tyre ishte pronari i lokalit.

Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor.

Policia ka identifikuar dhe arrestuar njërin prej të dyshuarve mashkull kosovar.

Me aktvendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat