Arrestohet dy persona për dhënie ose marrje të ryshfetit në lidhje me votimin

Kronikë e zezë

Arrestohet dy persona për dhënie ose marrje të ryshfetit në lidhje me votimin

Më: 17 tetor 2021 Në ora: 17:41
Ilustrim

Me urdhër të prokurorit të Shtetit, Policia e Kosovës ka ndaluar dy (2) persona në Komunën e Malishevës, për veprën penale “Dhënia ose marrja e ryshfetit në lidhje me votimin” nga neni 214 i KPRK-së.

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se dy (2) të arrestuarit  janë një (1) vëzhgues dhe një (1) komisioner nga qendra e vendvotimit në gjimnazin “Hamdi Berisha” nën dyshimet për shitblerje të votës.

Me urdhër të prokurorit të Shtetit, të njëjtit janë në ndalim.

Prokurori i Shtetit dhe Policia e Kosovës mbeten të përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të tyre ligjore, në mënyrë profesionale, transparente dhe të paanshme karshi qytetarëve dhe vendit, andaj inkurajojmë të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë me Prokurorinë e Shtetit dhe Policinë e Kosovës dhe njëherit të raportojnë për ç’do rast të kundërligjshëm që ndërlidhet me sigurinë dhe procesin zgjedhor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat