Llapjani e përzë gruan nga shtëpia, thotë se ajo nuk u kujdes për nënën e tij

Kronikë e zezë

Llapjani e përzë gruan nga shtëpia, thotë se ajo nuk u kujdes për nënën e tij

Më: 19 tetor 2021 Në ora: 09:58
Foto ilustrim

Një burrë nga Podujeva e ka larguar nga shtëpia bashkëshorten e tij, nën arsyetimin se e njëjta nuk ishte përkujdesur për nënën e tij.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se i dyshuari është arrestuar dhe se është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Podujevë 18.10.2021 – 10:15. Viktima femër kosovare ka raportuar se për shkak të një mosmarrëveshje që kishte pas me të dyshuarin mashkull kosovar në lidhje me pronën shtëpinë e saj, nuk ishte lejuar të qëndroi në shtëpi kinse ajo nuk ishte përkujdesur për nënën e të dyshuarit.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raport.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat