​Mblidhte para për një vajzë të sëmurë pa autorizimin e nënës, arrestohet në Leposaviq

Kronikë e zezë

​Mblidhte para për një vajzë të sëmurë pa autorizimin e nënës, arrestohet në Leposaviq

Më: 22 tetor 2021 Në ora: 10:42
Ilustrim

Një shtetase e Serbisë ka raportuar se pa autorizimin e saj e dyshuara shtetase e Serbisë, po mblidhte para për vajzën e saj të sëmurë.

Ajo banon në territorin e Republikës së Kosovës pa leje qëndrim.

Rasti u raportua dje në Leposaviq, ku e dyshuara është arrestuar dhe gjatë marrjes në pyetje ajo pranoi se edhe më parë kishte mbledhur para për një person tjetër e të cilat i kishte keqpërdorur.

Me vendim të prokurorit e dyshuara është liruar në procedure të rregullt.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat