Zhduket gruaja me pesë fëmijët e saj në Gjakovë

Kronikë e zezë

Zhduket gruaja me pesë fëmijët e saj në Gjakovë

Më: 23 tetor 2021 Në ora: 08:57
Ilustrim

Para dy ditësh, një grua me pesë fëmijët e saj në fshatin Pjetërshan të Gjakovës është raportuar e zhdukur.

Policia njofton në raport se ankuesi mashkull  kosovar ka raportuar se që nga e mërkura në orën 23:00 kur ishte kthyer në shtëpi nuk i kishte gjetur në shtëpi bashkëshorten dhe pesë (5) fëmijët e tij.

Ai gjithashtu ka deklaruar në polici se nga ajo kohë nuk ka pasur kontakt me ta dhe nuk din për vend-ndodhjen e tyre.

Detaje të tjera rreth rastit nuk janë dhënë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat