Brenda 24 orëve raportohen shtatë raste të dhunës në familje në polici

Kronikë e zezë

Brenda 24 orëve raportohen shtatë raste të dhunës në familje në polici

Më: 24 tetor 2021 Në ora: 08:52
Foto ilustrim

Dhuna në familje vazhdon të jetë e pranishme në rrethin tonë shoqëror. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit sipas raportit të policisë, janë raportuar shtatë raste të dhunës në familje.

Sipas raportit tri raste janë raportuar në Prishtinë, dy në Prizren dhe dy në Gjakovë.

Në të gjitha rastet, viktima të sulmit nga bashkëshortët kanë qenë femrat.

Më poshtë rastet e plota sipas raportit:

Fushë Kosovë 23.10.2021 – 03:00. Raportohet se pas një mosmarrëveshje, i dyshuari mashkull ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe babait të tij, viktima. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët lirohen dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Prishtinë 23.10.2021 – 12:55. Viktima femër ka informuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, palët janë intervistuar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Prishtinë, 23.10.2021 – 20:00. Është arrestuar një i dyshuar mashkull pasi i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj të fejuarës së tij femër. Viktima ka marrë tretman të nevojshëm mjekësor ndërsa me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Prizren 17.10.2021 – NN. Raportohet se i dyshuari mashkull ditë më parë, përmes telefonit ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër. I dyshuari gjendet jashtë shtetit. Rasti është duke u hetuar.

Prizren 23.10.2021 – 14:30. Viktima femër ka informuar se nipi i saj (djali i vajzës) i dyshuari mashkull, ka ushtruar dhunë ndaj saj. Nuk raportohet për lëndime. I dyshuari gjendjet në arrati. Rasti është duke u hetuar.

Gjakovë 23.10.2021 – 12:00. Raportohet se i dyshuari mashkull ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Gjakovë 21.10.2021 – 20:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull, pasi që ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat