Në Gjakovë gjendet pa shenja jete një person afër shtëpisë së tij

Kronikë e zezë

Në Gjakovë gjendet pa shenja jete një person afër shtëpisë së tij

Më: 24 tetor 2021 Në ora: 09:04
Foto ilustrim

Një person është gjetur pa shenja jete afër shtëpisë së tij në fshatin Sopot të Gjakovës.

Sipas raportit të policisë thuhet se mjekët kanë konstatuar vdekjen e viktimës.

“Është raportuar se trupi i viktimës mashkull është gjet afër shtëpisë së tij. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë policore dhe mjekët të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat