Arrestohet një person për shkak të dokumente false

Kronikë e zezë

Arrestohet një person për shkak të dokumente false

Më: 25 tetor 2021 Në ora: 18:33
Foto ilustrim

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit - Sektori për Hetimin e Korrupsionit në Prishtinë, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë, kanë arrestuar sot personin me iniciale L.B., nën dyshimet për përdorim të dokumenteve false.

I dyshuari në pozitën e drejtorit të një kompanie, në ofertën e kompanisë ka përdorur dokumentacione të falsifikuara në aktivitetin e prokurimit të zhvilluar nga një komunë me datë 05.05.2021.

Po ashtu gjatë ndërmarrjes se veprimeve hetimore janë siguruar dëshmi se i dyshuari ka përdorur dokumentacion të falsifikuar edhe në aktivitetet e prokurimit të zhvilluara në disa komuna dhe një institucion tjetër.

Me këto veprime i dyshuari L.B. dyshohet se ka kryer vepër penale keqpërdorim dhe mashtrim në prokurim publik.

Ndaj të dyshuarit pas intervistimit, Prokurori i Shtetit nga Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nxjerrë aktvendim për ndalim për 48 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat