Të shtëna me armë zjarri, plagoset një person në Prishtinë

Kronikë e zezë

Të shtëna me armë zjarri, plagoset një person në Prishtinë

Më: 25 tetor 2021 Në ora: 22:33
Foto ilustrim

Një person është plagosur sonte rreth orës 22:00 në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë.

Kështu ka bërë të ditur Agron Borovci, zëdhënës i Policisë për rajonin e Prishtinës.

Borovci tha se i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes.

“Rreth orës 22:00 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në lagjen Ulpiana në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karaketrizojnë rastin. Informatat e para flasin se një person ka mbetur i lënduar nga kjo ngjarje përderisa i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes. Aktualisht po vijon puna policore për identifikimin e të dyshuarit si dhe lokalizimin e vendndodhjes së tij“.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat