Sulmon vëllain në seancë gjyqësore, arrestohet

Kronikë e zezë

Sulmon vëllain në seancë gjyqësore, arrestohet

Më: 26 tetor 2021 Në ora: 08:54
Foto ilustrim

Gjatë ditës së djeshme është arrestuar një personi pasi ka sulmuar vëllain e tij.

Të dy ishin në një seancë gjyqësore në Gjykatën Themelore  lidhur me një rast të kontestit pronësor.

“Fsh. Hajvali, Prishtinë 25.10.2021-11:23. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi qe i njëjti derisa ka qenë në seancë gjyqësore në Gjykatën Themelore Prishtinë lidhur me një rast të kontestit pronësor, e ka sulmuar fizikisht vëllain e tij viktimën mashkull kosovar.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat