U themelua me vetëm 5000 dollarë, sa kushton sot kompania e famshme Spanx?

Bota

U themelua me vetëm 5000 dollarë, sa kushton sot kompania e famshme Spanx?

Më: 26 tetor 2021 Në ora: 10:27
Sara Blakely

Sara Blakely themeloi Spanx Inc. në vitin 2000 me 5000 dollarë nga kursimet e saj personale, të fituara nga shitja e makinerive të faksit derë më derë. Sot, 21 vite më vonë, ajo arriti një marrëveshje me Blackstone Inc. që e vlerëson kompaninë me 1.2 miliardë dollarë.

Blakely do të vazhdojë të luajë një rol të konsiderueshëm në kompaninë e prodhimit të korseve dhe getave. Ajo do të vazhdojë të mbikëqyrë veprimtaritë e përditshme, së bashku me ekipin ekzistues të menaxhimit të Spanx dhe do të bëhet kryetare ekzekutive sapo të mbyllet marrëveshja.

“Ky është një moment vërtet i rëndësishëm për sipërmarrëset gra,” tha Blakely në deklaratë. “Unë e fillova këtë kompani pa përvojë biznesi dhe me shumë pak para, por u kujdesa më shumë se çdo gjë për klientin dhe kjo më dha guximin për të hapur kompaninë.”

Blakely shpesh rrëfen taktikat e saj të guximshme të marketingut gjatë ditëve të para të kompanisë, duke përfshirë modelimin e të brendshmeve të saj në takimet në terren, për të bindur shitësit me pakicë që të merrnin produktet. Spanx ishte një pioniere e hershme e korseve, një kategori që është bërë gjithnjë e më konkurruese me prodhuesit e famshëm si HoneyLove Inc. dhe Skims e Kim Kardashian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat