Arrestohen katër persona në Gjakovë, Policia gjen substanca narkotike në shtëpitë e tyre

Kronikë e zezë

Arrestohen katër persona në Gjakovë, Policia gjen substanca narkotike në shtëpitë e tyre

Më: 26 tetor 2021 Në ora: 11:55
Foto ilustrim

Policia e Kosovës, Njësia për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Gjakovë, me kërkesë të Prokurorit të Shtetit dhe me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Gjakovë, kanë realizuar bastisje në shtëpitë dhe objektet përcjellëse të dyshuarve E.I, J.I, E.I., dhe Rr. Sh. , në fshatin Stubëlll, Komuna e Gjakovës, me dyshimin se në shtëpitë e tyre gjenden substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë.

Gjatë bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar:

• Substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, me peshë 5 kilogramë e 571 gramë,

• Një (1) pushkë gjuetie

• Pesë (5) fishekë

• Një (1) granatë dore

Me urdhër të prokurorit të rastit, të dyshuarit gjenden në ndalim në kohëzgjatje prej 48 orësh, nën dyshimin e bazuar se kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, dhe “Armëmbajtje pa leje”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat