Kërkohet paraburgim ndaj dy personave për posedim të substancave narkotike

Kronikë e zezë

Kërkohet paraburgim ndaj dy personave për posedim të substancave narkotike

Më: 26 tetor 2021 Në ora: 14:57
Prokuroria Themelore në Ferizaj

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata Themelore në Ferizaj ndaj të pandehurve Xh.G., dhe V.B., për shkak të dyshimit të bazuar se të njëjtit në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267 paragrafi 2 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Sipas kërkesës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se me 25 Tetor 2021, gjatë kontrollit të veturës së të pandehurit Xh.G., nga ana e Policisë, është gjetur një çantë krahu, në brendësi të së cilës gjendej një qese e zezë najloni e mbushur me narkotikë e dyshuar për marihuanë.

Më pas, gjatë kontrollit të banesës së të njëjtit, janë gjetur edhe 13 qese najloni të mbushura me substancë narkotike e dyshuar për kokainë, kurse në banesën e të pandehurit V.B., janë gjetur mbetje të qesës së najlonit që dyshohet që janë përdorur për paketim të substancës narkotike.

Dy të pandehurit, me urdhër të prokurorit të shtetit, gjenden nën masën e ndalimit 48 orësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat