Transportonte emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit, arrestohet 19-vjeçari nga Tirana

Kronikë e zezë

Transportonte emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit, arrestohet 19-vjeçari nga Tirana

Më: 27 tetor 2021 Në ora: 09:38
Ilustrim

Një 19-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi u kap duke transportuar emigrantë të paligjshëm që të kalonin kufirin, kundrejt fitimit.

Sipas bluve, arrestimi i tij u bë në autostradën Kalimash-Morinë gjatë kontrollit në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e aktivitetit të dhënies ndihmë emigrantëve, për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së.

Ky shtetas u kap nga shërbimet e Policisë,  duke transportuar me automjetin e tij tip "Hyundai", emigrantë të paligjshëm, që të kalonin në mënyrë të paligjshme kufirin në drejtim të Kosovës, kundrejt fitimit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat