​Arrestohet një person për rrahje në Ferizaj

Kronikë e zezë

​Arrestohet një person për rrahje në Ferizaj

Më: 28 tetor 2021 Në ora: 19:47
Foto ilustrim

Policia e Kosovës në Ferizaj ka arrestuar sot një person me inicialet L.B., i moshës 30-vjeç, nën dyshimin se më datën 26.10.2021, rreth orës 22:30, ka rrahur një person duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Në lidhje me këtë, policia ka marrë veprimet e duhura dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga hetimet e para është mësuar se për shkak të një mosmarrëveshje një person i ka shkaktuar personit tjetër lëndime të rënda trupore me një mjet të fort dhe i dyshuari kishte ikur në drejtim të panjohur.

Ndërkaq, i lënduari ishte dërguar për ndihmën e parë mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj, për t’u transportuar më pastaj për tretman të mëtutjeshëm mjekësor në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë (QKUK), ku po vazhdon të trajtohet.

I dyshuari, pas intervistimit nga policia, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, është dërguar në mbajtje për 48 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat