Kjo është koha brenda së cilës Policia intervenon pas thirrjeve për dhunë në familje

Kronikë e zezë

Kjo është koha brenda së cilës Policia intervenon pas thirrjeve për dhunë në familje

Më: 1 nëntor 2021 Në ora: 15:50
Foto ilustrim

Kosova është duke u përballur me një rritje të vazhdueshme të rasteve të dhunës në familje. Jo të gjitha rastet që ndodhin brenda familjes paraqitën në Policinë e Kosovës. Por nga ato që paraqitën sa është e shpejtë intervenimi i policisë pas pranimit të telefonatës  nga viktima, shkruan Gazeta Insajderi.

Sipas një hulumtimi që ka bërë Inspektoriati Policorë i Kosovës thuhet se koha mesatare e reagimit të njësive në rastet e dhunës në familje, del të jetë rreth 13.5 minuta.

Sipas Udhëzuesit për zbatimin e monitorimin e programit te besueshmërisë dhe kënaqshmerisë se publikut, koha e reagimit policor llogaritet duke filluar nga pranimi i informatës nga Qendra Operative Rajonale Komunikuese (QOKK), mbikëqyrësi apo Policia në ndonjërën nga formate komunikimit, koha e dhënies se informatës te patrulla/njësiti qe ngarkohet, koha e nisjes se patrulles / njesitit të ngarkuar dhe arritja ne vendngjarje.

Koha mesatare e reagimit ne vendngjarje për zonën urbane është llogaritur të jetë max 15 min, ndërsa për zonën rurale max 30 min, varësisht nga lokacioni ku ndodhe rasti, me përjashtime eventuale në disa zona të thella malore dhe ne kushte të papërshtatshme atmosferike.

Sikur në të gjitha rastet e raportuara në Polici, edhe në ato të dhunës në familje , njësitë e para policore qe iu përgjigjen rasteve dhe që shkojnë në vend ngjarje janë njesite patrulluese të stacioneve. Bazuar në raportet fillestare te incidenteve për vitet 2020/2021, është nxjerre koha mesatare e reagimit për 111 raste7 bazuar ne informatat mbi kohën e raportimit dhe arritjes ne vendngjarje. Nga matjet e bëra  në rastet e raportuara  ne nivel  te te gjitha stacioneve, koha mesatare e reagimit te njësive ne rastet e dhunës në familje, del te jete rreth 13.5 minuta.

Kjo kohe konsiderohet te jete brenda limiteve, duke u llogaritur  me me pak se 15 minuta. Pese (5) nga tete (8) drejtori rajonale (Peje, Gjakove , Mitrovice Jugu, Prishtine dhe Ferizaj) kane pasur reagim mete shpejte te njesive te stacioneve policore ne vendngjarje. Drejtorite  tjera  rajonale  kane  pasur nje kohe reagimi paksa  mete gjate edhe pse  brenda  limiteve,  pershkak se stacionet  ne kuader te tyre kane pasur raste kur kane reaguar edhe ne zona me te thella, ku reagimi deri ne 30 minuta konsiderohet i arsyeshem (duhet permendur ketu shtrirjen gjeografike te komunave te Dragash i t, Novoberdes, Gjilanit dhe Leposaviqit, ku per shkak te konfiguracionit gjeografik dhe hapesires territoriale qe kane, reagimi  policor mund te jete paksa me i shtyre (vonuar). IPK 9mon angazhimet ne reagimin policor, ne pergjigje te thinjeve te viktimave apo deshmitareve te dhunes ne familje , duke nxitur qe ne te ardhmen ky reagim te jete ne kohen e nevojshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat