Theret me thikë një person në Gjakovë, shkak një borxh

Kronikë e zezë

Theret me thikë një person në Gjakovë, shkak një borxh

Më: 7 nëntor 2021 Në ora: 08:44
Foto ilustrim

Një person është therur me thikë në fshatin Molliq të Gjakovës për shkak të një borxhi.

Viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore, ka njoftuar policia.

Ndërsa, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë i policisë:

"Fsh. Molliq, Gjakovë 06.11.2021 – 11:55. Është arrestuar i dyshuari mashkull pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje rreth një borxhi e ka sulmuar me thikë viktimën mashkull duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat