Policia jep detaje: Në “Dardani” u ther me thikë një 50-vjeçar

Kronikë e zezë

Policia jep detaje: Në “Dardani” u ther me thikë një 50-vjeçar

Më: 7 nëntor 2021 Në ora: 23:45
Foto ilustrim

(E plotësuar 00-54) - Një 50-vjeçar dyshohet se është therur me thikë sonte në sheshin “Bill Clinton” në Prishtinë.

Këtë e bëri të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i cili shtoi se janë duke u marrë me rastin.

“Sonte rreth orës 22:50, Policia në Prishtinë ka pranuar informatën lidhur me një person të therur me thikë në rrugën “Bill Clinton”. Menjëherë, njësitë policore kanë dalë në lokacion dhe kanë hasur një person të shtrirë në rrugë i moshës rreth 50-vjeçare”.

“Është njoftuar ndihma e shpejt dhe personi është dërguar për trajtim mjekësor. Hetime policore janë duke u kryer lidhur me rastin për identifikimin e personave të involvuar dhe zbulimin e motiveve të këtij rasti”, ka thënë Hoxha.

***

Një person dyshohet se është plagosur në sheshin “Bill Clinton”, në Prishtinë.

Këtë e kanë thënë persona që ishin në vendin e ngjarjes.

Media ka provuar të kontaktojë Policinë e Kosovës, por ende nuk ka marrë ndonjë informacion.

Këtu më poshtë keni një video nga vendi i ngjarjes:
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat