Kërkohet paraburgim ndaj tre personave për falsifikim të parasë

Kronikë e zezë

Kërkohet paraburgim ndaj tre personave për falsifikim të parasë

Më: 11 nëntor 2021 Në ora: 14:49
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre të pandehurve, L.Q., H.L., dhe H. Sh., për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Falsifikimi i parasë”.

Sipas kërkesës, ekziston dyshimi i bazuar se me 20 tetor 2021, në Malishevë, në një këmbimore, tre të pandehurit L.Q., H.L., dhe H. Sh., duke qenë në dijeni se paratë janë të falsifikuara, të njëjtat i vënë në qarkullim në shumën totale prej 1900 dollarë.

I dëmtuari R.B, kishte dyshuar në falsifikimin e parave, duke lajmëruar rastin në polici.

“Raporti i ekspertimit, i datës 05 nëntor 2021, ka rezultuar që paratë të jenë falsifikim i plotë, dhe pas veprimeve operative nga ana e policisë, është arritur të bëhet identifikimi i të dyshuarve.  Të pandehurit,  me urdhër të prokurorit gjenden në ndalim nga data 10 nëntor 2021”, thuhet më tej në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat