Pamje pas tentim-grabitjes në Prizren, pronari merr ndihmën e parë nga kalimtarët e rastit

Kronikë e zezë

Pamje pas tentim-grabitjes në Prizren, pronari merr ndihmën e parë nga kalimtarët e rastit

Më: 15 nëntor 2021 Në ora: 18:02
Foto nga vendi i ngjarjes

(E plotësuar 19:03) - Babë e bir kanë mbetur të plagosur nga një tentim-grabitje në një argjendari në Prizren.

Një ekip emergjent ka shkuar në vendin e ngjarjes duke iu dhënë ndihmën mjekësore të plagosurve.

Nga disa pamje të publikuara nga televizioni lokal Besa shihet njëri nga të plagosurit që është i shtrirë në trotuar, ndërsa atij fillimisht i japin ndihmë disa qytetarë.
 

Më pas me shpejtësi vjen autoambulanca.

“Gjatë tentimit për të kryer grabitje, disa persona të armatosur kanë plagosur babë e bir që dyshohet se janë pronarë të argjendarisë”, ka deklaruar zëdhënësi i policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

Të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetë.

***

Një person ka mbetur i plagosur gjatë një tentim grabitje në një argjendari në qytetin e Prizrenit.

Rastin e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj dhe ka bërë të ditur se i lënduari është pronari i argjendarisë.

“Policia e Kosovës e ka pranuar informacionin rreth orës 17:01. Janë tre persona të dyshuar për tentim grabitje që e kanë lënduar një person.” u shpreh Osmanollaj.

Tutje ai tregoi se i lënduari është jashtë rrezikut për jetë dhe se hetimet janë duke vazhduar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat