Rrahje mes disa personave në Skenderaj, përdoret armë lodër për frikësim, arrestohen dy të dyshuar

Kronikë e zezë

Rrahje mes disa personave në Skenderaj, përdoret armë lodër për frikësim, arrestohen dy të dyshuar

Më: 16 nëntor 2021 Në ora: 10:37
Foto ilustrim

Një rrahje mes disa personave ka ndodhur në rrugën “Epopeja e Jasharajve” në Skenderaj.

Lidhur me këtë incident Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes, ku ka arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë dhe kanë shoqëruar për intervistim tri viktima të mitur meshkuj kosovarë.

“Gjatë përleshjes të dyshuarit kishin përdorë një armë lodër për ti frikësuar viktimat e cila armë është sekuestruar, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit në konsultim me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt.

Në rast nuk është lënduar ndonjë person”, njofton policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat