Gjilanasi ushtron dhunë ndaj të fejuarës, dërgohet në mbajtje

Kronikë e zezë

Gjilanasi ushtron dhunë ndaj të fejuarës, dërgohet në mbajtje

Më: 17 nëntor 2021 Në ora: 10:50
Foto ilustrim

Policia në Gjilan ka arrestuar një person i cili dyshohet se ka shkaktuar dhunë ndaj të fejuarës.

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në Gjilan, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.

Si pasojë e sulmit fizik nga i fejuari, viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Gjilan, 15.11.2021 – 23:00. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar  pasi i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj të fejuarës së tij femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat