Arrestohet i dyshuari që në arrest shtëpiak ushtronte dhunë në familje

Kronikë e zezë

Arrestohet i dyshuari që në arrest shtëpiak ushtronte dhunë në familje

Më: 18 nëntor 2021 Në ora: 08:54
Foto ilustrim

Pasditen e djeshme, rreth orës 17:10, policia kishte pranuar informacion se në rrugën “Xhavit Bajraktari” në Prizren një i dyshuar i cili ishte në arrest shtëpiak me urdhër të gjykatës ishte duke ushtruar dhunë në familje.

Pasi njësitë policore ju përgjigjen thirrjes, i dyshuari nuk iu bind urdhrit të policisë, madje mbante një thikë kuzhine në dorë duke i kërcënuar policinë për lëndime të zyrtarëve dhe vetës së tij.

Duke pasur parasysh se i dyshuari është recidivist i veprave penale dhe mund të paraqesë rrezik, në vendin e ngjarjes reaguan njësia profesionale të Njësisë së Reagimit të Shpejtë, të cilët e neutralizuan të dyshimtin, i njëjti u arrestua në vendin e ngjarjes dhe në cilësinë e provës materiale ju është sekuestruar një thikë kuzhine rreth 15cm.

I dyshuari H.L i lindur në vitin 2003, është intervistuar në prezence të avokatit mbrojtës.

Pas deklarimit policia e informoj prokurorin e Shtetit i cili lëshoj aktvendim për ndalim në afat prej 48 orë.

Rasti është nën hetime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat