Arrestohet personi i katërt për grabitjen në Prizren, dyshohet për të kaluar kriminale

Kronikë e zezë

Arrestohet personi i katërt për grabitjen në Prizren, dyshohet për të kaluar kriminale

Më: 20 nëntor 2021 Në ora: 21:45
Foto ilustrim

I dyshuari i katërt për grabitjen në Prizren që ndodhi të hënën në mbrëmje është arrestuar sonte.

Këtë e bëri të ditur Shaban Osmanollaj, zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prizren.

“Me urdhër të gjykatës gjatë bastisjes policia ka arrestuar një person”, ka thënë Osmanollaj.

Media me anë të burimeve të saj ka mësuar se i dyshuari është me inicalet A.A me banim në Prishtinë. Viti i lindjes 1997, i njëjti dyshohet për të kaluar kriminale.

Nga kjo grabitje kanë mbetur të lënduar pronarët e argjendarisë, babë dhe birë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat