Theret me thikë një i mitur në Prizren

Kronikë e zezë

Theret me thikë një i mitur në Prizren

Më: 24 nëntor 2021 Në ora: 09:24
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se në rrugën “Hoxhë Tasini” në Prizren,  një i mitur është therur me thikë nga një i mitur tjetër.

Viktima ka pësuar lëndime trupore.

Lëndime të lehta trupore ka pësuar viktima mashkull  kosovar (i mitur) pasi i njëjti është therë me thikë nga i dyshuari mashkull  kosovare (i mitur).

I dyshuari është arrestuar dhe i njëjti me vendim të prokurorit, pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat