​Arrestohet një person në Ferizaj

Kronikë e zezë

​Arrestohet një person në Ferizaj

Më: 24 nëntor 2021 Në ora: 17:07
Foto ilustrim

Policia e Kosovës sot rreth orës 12:20 ka ndaluar një automjet të udhëtarëve me targa vendore në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj për kontroll.

Gjatë kontrollimit të automjetit dhe shoferit te shoferi është gjetur një armë zjarri me dy fishekë.

Policia ka shoqëruar të dyshuarin në stacionin policor në Ferizaj.

Dhe pasi është intervistuar nga policia, me vendim të prokurorit, rasti është iniciuar armëmbajtje pa leje për procedurë të rregullt, ndërsa arma dhe fishekët janë konfiskuar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat