Arrestohet prishtinasi, Policia gjen kanabis në shtëpinë e tij

Kronikë e zezë

Arrestohet prishtinasi, Policia gjen kanabis në shtëpinë e tij

Më: 25 nëntor 2021 Në ora: 09:24
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka konfiskuar 72 bimë të dyshuara narkotike të llojit kanabis në Prishtinë.

Rasti ka ndodhur ditën e mërkurë, rreth orës 15:30.

“Duke vepruar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata, njësitë policore kanë kryer kontrollin e një shtëpie, me dyshimin e bazuar se në atë shtëpi janë duke u kultivuar bimë narkotike. Gjatë kontrollit në shtëpi janë gjetur dhe konfiskuar 72 bimë të dyshuara narkotike të llojit kanabis”, njofton Policia.

Më tej, në njoftim thuhet se në lidhje me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar dhe i njëjti me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat