Prishtinë, vjehrri sulmon fizikisht nusen

Kronikë e zezë

Prishtinë, vjehrri sulmon fizikisht nusen

Më: 25 nëntor 2021 Në ora: 09:25
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunës që ka ndodhur në një familje në Prishtinë.

Siç njofton Policia, një femër ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga vjehrri i saj.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se, pas një mosmarrëveshje verbale që kishte pasur me të dyshuarin mashkull kosovar (vjehrrin e saj) është sulmuar fizikisht nga ai.

Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor. Palët janë intervistuar dhe me urdhër të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat