Dogana e Kosovës aksion në dyqanet e telefonave në Ferizaj, konfiskohen 92 të tillë

Kronikë e zezë

Dogana e Kosovës aksion në dyqanet e telefonave në Ferizaj, konfiskohen 92 të tillë

Më: 25 nëntor 2021 Në ora: 15:35
Dogana e Kosovës aksion në dyqanet e telefonave në Ferizaj, konfiskohen 92 të tillë

Dogana e Kosovës ka vazhduar kontrollin e tre lokacioneve në qytetin e Ferizajt të dyshuara për mallra pa dokumentacion, ku edhe gjeten një sasi të konsiderueshme të telefonave të menqur.

“Aksioni ka qenë i shtrirë në tri subjekte të dyshuara për posedim të mallrave pa mbulese dokumentare, njësitet doganës kanë arritur të zbulojnë sasi të konsiderueshme të telefonave.

Gjatë kontrolles janë gjetur rreth 92 telefona të llojeve të ndryshme pa mbulesë dokumentare si dhe 380 airpods pa asnjë mbulese dokumentare.

Të gjitha mallrat janë konfiskuar si dhe rastet ka vazhduar për kundërvajtje Doganore”, thuhet në njoftim. 

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat