Gjendet pa shenja jete një grua në Prizren

Kronikë e zezë

Gjendet pa shenja jete një grua në Prizren

Më: 25 nëntor 2021 Në ora: 20:27
Ilustrim

Një grua është gjetur pa shenja jete në një shtëpi në rrugën “Nysret Seharsoy”, në Prizren pasditen e sotme.

Kështu ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

Sipas policisë 68 vjeçarja më shumë se 15 vite ka qenë duke banuar e vetme pa asnjë anëtarë të familjes.

“Rruga:”Nysret Seharsoy”-Prizren Me date 25.11.2021 rreth orës 14:50 min kemi mare informate nga se ne rrugën e lartcekur është gjetur një trup i pajetë me një shtëpi. Lidhur me rastin Sektori i hetimeve Rajonale Prizren ka dale ne vend ngjarjes dhe ne koordinim me Prokurorin kujdestare është vendosur qe trupi pajetë i viktimës te dërgohet për obduksion ne I.M.Ligjore Prishtine. Në vend të ngjarjes ka dalë ekipi i mjekësisë ligjore ku e kane bere tërheqjen e trupit pajete.

Sipas informatave te mbledhura ne teren është kuptuar se e njëjta një kohe me gjate me shume se 15 vite ka qene duke banuar e vetme pa asnjë anëtarë te familjes. Me këtë rast është duke punuar Njësiti i Hetimeve Rajonale”, tha Osmanollaj .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat