Përfshihet nga flakët një lokal në Elbasan, dyshimet e para

Kronikë e zezë

Përfshihet nga flakët një lokal në Elbasan, dyshimet e para

Më: 26 nëntor 2021 Në ora: 07:38
Ilustrim

Flakët e zjarrit kanë shkrumbuar një lokal në lagjen “Luigj Gurakuqi”, në Elbasan.

Policia bën me dije se zjarri ka rënë në lokalin në pronësi të shtetasit me iniciale A.K dhe sipas hetimeve të para dyshohet se është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.

“Më datë 26.11.2021, rreth orës 06:15, në lagjen “Luigj Gurakuqi”, Elbasan, ka rënë zjarr në lokalin Bar-Kafe të shtetasit A. K.  Shërbimet zjarrfikëse kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit. 

Nga veprimet  e para hetimore  të kryera dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndi elektrike”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat