Gjilan: Gruaja merr fëmijët dhe ikë, burri kërkon ndihmë nga policia

Kronikë e zezë

Gjilan: Gruaja merr fëmijët dhe ikë, burri kërkon ndihmë nga policia

Nga: H.O. Më: 26 nëntor 2021 Në ora: 09:30
Ilustrim

Një qytetar është ankuar në polici se bashkëshortja e tij i ka marrë fëmijët pa lejen e tij dhe është larguar në një drejtim të panjohur.

I njëjti ka deklaruar se ngjarja ka ndodhur pas një mosmarëveshje verbale.

Raporti i policisë:

MARRJE E KUNDËRLIGJËSHME E FËMIJËVE

Gjilan, 24.11.2021 - 21:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale, bashkëshortja  e tij, e dyshuara femër kosovare, pa lejen  e tij i ka marr dy fëmijët e tyre dhe është larguar në drejtim të panjohur, nuk ka njohuri për vend-ndodhjen e tyre. Rasti është duke u hetuar. /Bota sot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat