Paraburgim për personin që tentoi të përdhunojë të miturën

Kronikë e zezë

Paraburgim për personin që tentoi të përdhunojë të miturën

Më: 26 nëntor 2021 Në ora: 15:30
Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Prizren i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh peronit me inicialet M.Xh., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale dhunimi.

Në një komunikatë për media nga gjykata në fjalë bëhet e ditur se masa e paraburgimit e caktuar nga gjyqtarja Ajser Skenderi do të llogaritet prej kohës së arrestimit më 24 nëntor dhe mund të zgjasë deri më 24 dhjetor të po këtij viti.

“Gjykata me rastin e caktimit të masës së paraburgimit ndaj të pandehurit ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar:

‘Më datë 9 nëntor 2021, në orët e pasdites tenton të kryej aktin seksual duke e kap për krahu të miturën e ndalon dhe i drejtohet me fjalët :,,ndalu se nuk të bëjë asgjë dhe duke i thënë ‘’mos bërtit’’ dhe e prek në pjesët të trupit duke tentuar për ta dhunuar seksualisht të njëjtën’”, thuhet në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat