Mitrovicë, grabitet qendra e transferimit të parave

Kronikë e zezë

Mitrovicë, grabitet qendra e transferimit të parave

Më: 26 nëntor 2021 Në ora: 18:54
Foto ilustrim

Persona të panjohur kanë kryer vjedhje në “Moneygram” në Mitrovicë.

Vjedhja në kompaninë e transferit të parave ka ndodhur para pak minutash.

Dëshmitarët i kanë thënë gazetës se kanë parë personat e dyshimtë teksa kryejnë veprën.

Ndërkohë, Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.

Ende nuk dihet nëse hajnat kanë arritur të marrin para dhe, nëse po, sa ka qenë shuma e grabitur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat